Skënderbeu duket se nuk po gjen rehat për ndërtimin e një ekipi në sezonin e ri pasi të gjithë titullarët thuajse nuk po japin konfirmimin e tyre në lidhje me atë çfarë do të bëjnë në të ardhmen.

 

Dukshëm që ka një farë hezitimi nga të gjithë ata futbollistë që janë pa kontratë dhe sigurisht që brenda datës 5 korrik kur fillon faza përgatitore gjithçka duhet të jetë gati. burime brenda ekipit bëjnë me dije se lojtarët kanë komunikuar kokë më kokë me trajnerin të ri Orges Shehi me qëllimin që ti bindë për të ardhmen.

 

Takimet sipas të dhënave kanë qënë pozitive por sigurisht që ende nuk është arritur në një akord. Pavarësisht se Shehi ka dhënë një farë garancie por mbi të gjitha edhe një suport psikologjik pas goditjes që morrën me lënien jashtë Europës, duket se problemi mbetet tek financat.

 

Pikërisht janë çështjet financiare që duhet të zgjidhë vetë presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj, i cili vijon të jetë i bindur për të bërë ekip të mirë në të ardhmen.

 

Sigurisht që një gjë e tillë është paraprirë nga ana e presidentit të Skënderbeut, i cili ka lënë të kuptohet se kush ka dëshirë të jetë pjesë e Skënderbeut derën e ka të hapur, por dera është e hapur edhe për ata që duan të largohen.

 

Pak a shumë pezull tek bardhekuqtë kanë mbetur të ardhmet e disa futbollistëve që ishin pa kontratë, ku mes tyre spikasin emra të rënësishëm që fillojnë me Gjergji Muzakën e Osmanit e për të vijuar me Micin e Vangjelin. Të gjithë janë në dilemë për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *