Kreu i grupit parlametar i PS, Taulant Balla tha se nisma për mbylljen e lojërave të fatit është një goditje ndaj krimit.

 

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit nuk nguroi as sulemt ndaj PD. Ai tha se opozita duhet të ishte këtë të enjte në Parlament dhe të votonte ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

 

Sipas Ballës betejë kundër krimit të organizuar është mbyllja e lojërave të fatit dhe jo videot që prodhon Basha në SHQUP.

 

 

“Opozita duhet ti linte mënjanë hallet, por të ishte këtu bashkë me ne për të votuar shërimin përfundimtar të një ‘mortje’, që ka dëmtuar qindra familje shqiptare. Sot marrim një vendim edhe në luftën tonë të pa kompromisë edhe në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është beteje Lulzim kundër krimit të organizuar dhe jo videot që prodhon ti në SHQUP. T’i heqim krimit nga duart bastet dhe çdo aktivitet të paligjshëm. Tregu i basteve ka qarkulluar 7 mln. Kemi qenë larg formalizmit të këtij sektori. pjesa tjetër janë para që kanë financuar këto aktivitete. 7 mijë persona që gjoja dalin pa punë se kanë qenë në këtë sektor?! Janë të paktën 70 mijë familje që kanë vuajtur pasojat e kësaj mortje. Ne jemi për familjet, nënat dhe vajzat që më në fund në 31 dhjetor do të kenë burrin në shtëpi, paratë e bukën jo për baste”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *