Policia e Shtetit ka evidentuar 4 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe ka proceduar penalisht 7 shtetas.

 

Rastet u evidentuan në Korçë, Tropojë, Berat dhe në Sarandë, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike me monitorë, pajisje elektronike dhe një tavolinë pokeri, të cilat përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

 

Sipas policisë në Korçë nga aksioni I ndërmarrë në Korçë u proceduan penalisht 4 persona.

 

Shtetasit e proceduar janë D.P., 48 vjeç pronari I lokalit si dhe  A.P., 51 vjeç,  E.S., 43 vjeç, G.A., 41 vjeç, të cilët u kapën duke luajtur lojëra fati.

 

Në Tropojë u procedua penalisht shtetasi A.H., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij u konstatua një pajisje elektronike.

 

Ndërsa në Sarandë, policia ka bërë me dije se është proceduar penalisht shtetasja L.Sh., 50 vjeçe pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të saj, janë gjetur 5 njësi kompjuterike me monitorë, të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

 

Në Berat u procedua penalisht shtetasi A.H., 32 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatua tavolinë pokeri.

 

Sipas policisë, kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *