Kronikë
Lojëra fati brenda në lokal/ Arrestohet 18-vjeçari

Lojërat e fatit janë të ndaluara me ligj dhe për këtë arsye një 18-vjeçar u prangos mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Zëmblak të Maliqit.
Policia, gjatë një kontrolli të kryer, i gjeti të riut tri njësi qendrore, një printer termik dhe një makinetë lojërash fati pa dokumentacion.
Reklamë
Gjithashtu, efektivët gjobitën edhe me nga një milion lekë dy pronarë të tjerë lokalesh.
Ata u ndëshkuan sepse po u shërbenin klientëve në ambientet e brendshme të lokalit, gjë që është e ndaluar për shkak të koronavirusit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




