E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Llullaku optimist: Të gëzojmë gjithë shqiptarët

Shqipëria ka lënë pas fitoren  2 me 0 në “Elbasan Arena” kundër Lihtenshteinit dhe tashmë ka nisur një tjetër mision. Një rezultat pozitiv kundër Maqedonisë të martën më 5 shtator. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore ne Elbasan përpara se të udhëtonin në shtetin fqinj. Pas kësaj seance kanë dalë në konference per mediat Odise Roshi dhe Azdren Llullaku, dy lojtarë që luajtën titullarë ndaj Lihtenshtein, madje i pari shënoi edhe një nga golat e fitores. Roshi u shpreh i kënaqur nga fitorja e arritur kundër modesteve të Lihtenshteinit,  por pranoi se transferta në Strumice do të jetë shumë më e vështirë, ndërsa shpreson që atmosfera të jetë ndryshe nga ajo e 2011 në Prilep.

 

Në të njëjtën linje me mesfushorin e talentuar edhe shoku i tij, sulmuesi Azdren Llullaku, i cili pohoi se kuqezinjtë e merituan fitoren me Lihtenshteinin, pasi krijuan shumë raste për shënim. Referuar sfidës se radhës ne Strumice, Llullaku tha se nëse përsëritet mbajtja e topit kundër Lihtenshteinit, ata mund ti dhurojnë një kënaqësi të madhe gjithë shqiptareve.

 

Reklamë

Udhëtimi i kuqezinjve drejt Shkupit është shoqëruar me masa te rrepta sigurie, ndërsa vajtja per ne Strumice eshte parashikuar për ne mesditën e kësaj te hëne. Vete trajneri Panuci e konsideroi shumë të vështirë takimin me Maqedoninë, gjatë konferencës për shtyp pas fitores me Lihtenshteinin, por premtoi se skuadra do të bëje gjithçka për një rezultat pozitiv.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë