Dy futbolliste te kombetares protagoniste ne mesjave me skuadrat e tyre .

 

Azdren Llullakut i larguar keto kohe  nga ngjyrat kuqezi pas problemeve me karrieren , duket si i ben mire vetem Rumania .

 

30 vjecari i ardhur nga Entela te Astra Ploeshti ishte protagonist me dy gola ne fitoren dramatike 4-3 qe skuadra e tij arriti ne fushen e universitatea Kluzh ne raundin e 1/8-ve te kupes se Rumanise .

 

Pas nje rezultati te pabesueshem te vendasve 3-0 ne tete minutat e para , ishte futbollisti nga Istogu qe ngushtoi diferencen ne minuten e 14 nga pika e bardhe e penalltise , nje aksion i nisur nga vete ai . Miqte shenuan nje tjeter shume shpejt ne pjesen e pare ,  perpara se Llullaku te shenonte golin e barazimit me koke ne minuten e 79 te takimit duke kthyer gjithcka ne barazpeshe.

Ashtu si gjithmone, edhe kete here Llullaku nuk harroi te pershendeste me duart e kryqezuara si shqiponje .

 

Kualifikimi per ne cerekfinale erdhi ne shtese pas nje autogoli te Sepsi .

Edhe Liridon Latifi duket se po rikthehet ne formen e tij . Ne raundin e 7 te kupes se Hungarise skuadra e Puskas Akademi fitoi paster ne fushen e Dunaujvarosh 2-0 ndersa Liridon Latifi zhbllokoi shifrat per skuadren e tij qe ne minuten e 5 te takimit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *