Gol qe ne debutimin e tij te pare me fanellën e re. Futbollisti i kombëtares Asdren Llullaku i dha tre pike skuadrës se tij te re Tobol ne fushën e vështirë te Pavlodar ndaj Irtish. Llullaku edhe pse shtatshkurtër, realizoi nje gol te vështirë me koke i ndihmuar edhe nga nje mbrojtës kundërshtar ne minutën e 84 te takimit. Llullaku erdhi me mjaft buje ne Kazakistan te kampionet e Astana si golashënuesi me i mire i kampionatit rumun, por u dha ne formën e borxhit me pas te Tobol. Pas 19 javësh këta te fundit mbajnë vendin e peste ne renditje ne kuotën e 28 pikëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *