E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lleshaj: Zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pas votimit është shprehur se zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta.

 

Në deklaratën e tij për mediat Lleshaj është shprehur se është një ditë e rëndësishme për shqiptarët dhe e rëndësishme është që procesi të zhvillohet sa më i qetë.

 

“Është një ditë e rëndësishme për shqiptarët. Pas një periudhe të ndërlikuar përgatitje, sot mund të themi se zgjedhjet po zhvillohen të lira dhe të qeta dhe në një atmosferë shumë të mirë. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre qytetare, aq më tepër që jemi në vigjilje të vendimit të madh për Shqipërinë për hapjen e ngociatave të anëtarësimit në BE. Ky është një proces i rëndësishëm në kontribut të dëshmimit se Shqipëria është një vend që meriton hapjen e negociatave, i cili mund të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të drejta. Ftoj të gjithë qytetarët që përveç pjesëmarrjes të mundohen për të mbajtur mjediset e qeta dhe të sigurta në mënyrë që gjithkush të ushtrojë të drejtën në këtë ditë të rëndësishme. Forcat e policisë kanë marrë masa për të garantuar siguri për të vazhduar këtë proces.”

Vazhdo të lexosh