E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lleshaj: Të vihen para përgjegjësisë ata që cenojnë shtëpi të moshuarish të vetmuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh i indinjuar nga rastet e grabitjeve në shtëpitë e të moshuarve.

Këtë të dielë ai pati një vizitë në shtëpinë e një prej të moshuarve që ka rënë pre e hajdutëve.

Reklamë

Me këtë rast, Lleshaj tha se të gjithë grabitësit duhet të vihen përballë përgjegjësisë.

“Në Krane të Finiqit, vizitova shtëpinë e Vasil Kiços, e cila është vjedhur para disa kohësh. Me 84-vjeçarin, që jeton i vetmuar, diskutova për rastet e vjedhjeve që janë kryer në shtëpitë e këtij fshati dhe më tej. Indinjata ndaj këtyre akteve të ulta do të pasohet nga masa të forta të Policisë dhe të autoriteteve vendore për të zbuluar dhe vënë përpara përgjegjësisë së ligjit dhe përpara përbuzjes shoqërore ata individë që, në mungesë të çdo morali, cenojnë shtëpi të moshuarish të vetmuar, duke e tronditur rëndë pleqërinë e tyre. Përballë sigurisë së minoritetit Policia e Shtetit është dyfish e detyruar dhe do të angazhohet në mënyrë të shumëfishtë për të ofruar siguri të plotë, në përmbushje të përgjegjësive të saj ligjore, por dhe në respekt të traditave me të mira shqiptare.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë