Subscribe

Aksioni i ndërmarrë nga inspektoriati kombetar i mbrojtjes se territorit për prishjen e objekteve pa lejë përgjatë vijës bregdetare ka sjellë përplasje të ashpra mes kryebashkiakut të lezhës Pjerin Ndreu dhe ministrit të Brendshëm, Sandër lleshaj.

Kryebashkiaku socialist e cilësoi vendimin si abuziv pasi sipas tij po veprohet duke sfumuar kompetencat e autoriteteve vendore. Argument ky, që nuk u mirëprit nga ministri Lleshaj, i cili i kërkoi Ndreut që të zbatojë ligjin.

PJERIN NDREU – KRYEBASHKIAK I LEZHES

Por të vijë IKMT të bëjë një rrëmujë, pa ditur gjë fare bashkia dhe të lajmërohen inspektorë periferikë, dhe kryetarit të mos i merret mendimi. IKMT të vijë me diskutim paraprak, ku ne të biem dakord, ti shërbejmë turizmit, jo ta bëjmë rrëmujë turizmin, shemb ca objekte, i lë rrëmujë dhe i lë aty, unë nuk kam kapacitet për t’i hequr dhe ti i bën rrëmujë.I kam thënë kryeministrit mbrëmë, ne nuk jemi policë të rreshtit, kryetari i bashkisë, boll është sfumuar, ka ardhur koha që ligji për vetëqeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal, që ne të injorohemi në mënyrë kaq të cuditshme.Prandaj të ulemi dhe të diskutojmë me pushtetin lokal. Këto objekte kanë 30 vite pa leje dhe tani në kohën e sezonit mobilizohemi, unë e kuptoj edhe efektin e SMS-ve lobingjeve, por kjo nuk do të thotë të vendosim SMS-të para institucioneve serioze. Bashkia është institucion serioz, nëse për ju nuk ekziston, ka një kryetar bashkie, që ekziston.

SANDER LLESHAJ – MINISTER I PUNEVE TE BRENDSHME 

Do i kurseja ato gjëra që mund të kisha thënë këtu. IKMT është një strukturë e respektuar ligjore e cila ka mbajtur një barrë të madhe në rivendosjen e shtetit dhe ligjshmërisë. Në këtë detyrë, IKMT e ka kryer me shumë përgjegjësi dhe sukses dhe është përballuar me një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe vetë krimit në vend.Këtë detyrë do të vijojë ta kryejë. Protokollet janë të zbatuara në ligj dhe janë respektuar rigorozisht. Në marrëdhëniet me shkelësit e ligjit janë të drejtpërdrejta dhe nuk kalojnë nga kryetari i bashkisë, nuk negociohet me kryetarin e bashkisë për të rivendosur ligjin në një vend që është shkelur.Nga kryetarët e bashkisë pritet që të jenë proaktivë në vendosjen e ligjit dhe ju garantoj që IKMT dhe policia veprojnë drejtpërdrejt dhe nuk marrin autorizim vetëm nga ligji. Ndërhyrja nuk është qëllim në vetëvete por për të mundësuar kushte normale në bregetin shqiptar, që tu largohemi standardeve afrikane dhe t’u afrohemi atyre europiane, ku nuk ka cuba, por ligj dhe standarde moderne.

Por replikat mes dy  zyrtareve socialistë nuk u ndalën me kaq, pasi pavarësisht ndërhyrjes së ministrit të mjedisit, blendi klosi, ato vazhduan edhe ne pjesen tjeter te mbledhjes qe u mbajt pa pranine e mediave.

Takimi i ministrit Blendi Klosi  me task forcën dhe kryetaret e bashkive kishte ne fokus bashkerendimin e veprimeve per te garantuar sezonin turistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *