E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lleshaj paralajmëron Bashën: Ti e të tjerët do jepni llogari për cdo paligjshmëri

Ministri Lleshaj reagoi menjehere pas akuzave të Lulzim Bashës së policia ishte vënë në shërbim të Edi Ramës duke shoqeruar mbështetes demokrat në komisariate sepse protestojnë kundër kryeministrit.

LLeshaj shkruan në twitter se lideri I opozitës është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Ministri sqaron se pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale.

Madje Lleshaj paralajmeron se sskush nuk do të tolerohet e se kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!

Reklamë

 

Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!

Vazhdo të lexosh

Reklamë