Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmëroi ndëshkim me të gjithë forcën e ligjit për të gjithë personat që dhunuan dhe shkatëruan materialet e KZAZ-ve.

 

Në një deklaratë për mediat, Lleshaj u bëri thirrje punonjësve publikë që të mos bëhen mish për top pasi në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ministri bëri me dije se qeveria do të marrë masa që disa struktura bashkiake të shkrihen pasi sipas tij, kanë dal haptazi jashtë funksionit të tyre.

 

“Policia e Shtetit, po provokohet e po sulmohet në mënyrë të organizuar po përgjigjet me vendosmëri deri në fund. Kryesisht punonjës bashkish e polici bashkiake po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top. U bëj thirrje punonjësve publik, mos marrin mbi vete barra ligjore, për llogari të një grupit njerëzish që për interesa të tyre duan të marrin peng zgjedhjet. Qeveria do marr masa të shkrijë disa struktur të Policia Bashkiake që kanë dalë haptazi jashtë funskionit të tyre. Askush nuk do tolorehet, mund të jetë pak po e sigurtë.”

 

Duke I cilësuar si akte barbare, Lleshaj tha se policia e shtetit po sulmohet në mënyre të organizuar ndërsa deklaroi se ky është një moment kritik për shtetin.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *