Subscribe

Ish presidenti Alfred Moisiu nga Korça ku ka marre pjese ne 100 vjetorin e armpushimit të Luftës së Parë Boterore ka komentuar dhe vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e ministrit të Brendshëm sandër Lleshaj.

 

Përmes një deklarate për mediat ish-presidenti Moisiu është shprehur se kësaj here, Meta do t’i thotë “Po” Sandër Lleshit në këtë detyrë.

 

“Une mendoj qe ka pas kohe per te reflektuar,për të gjitha zhvillimet që ndodhin sepse mesa duket procedurat kanë pasur difektet e tyre siç duket dhe tani çdo gjë po shkon në vendin e vet.”

 

Ndërkohë në lidhje me faktin se e shkel ose jo Meta kushtetutën, Moisiu ka theksuar se presidenti nuk eshte noter kështu është me kushtetutë.

 

“Keto probleme zgjidhen me mirkuptim midis kryeministrit dhe presidentit sepse ne fund te fundit pergjegjesine per qeverine e ka kryeministri, ai mer vota nga populli,por kushtetuta i jep te drejte presidentit qe te shqyrtojr me kujdes listen,une kam pasur gjate mandatit tim dy raste me kryeminstrin Nano dhe nje rast me kryeministrin berisha por i kam kaluar. Pëergjegjesia politike eshte e kryeministrit.”

 

Ndër të tjera ish-presidenti në lidhje me bisedën e zhvilluar mes Ramës dhe Metës është shprehur se presidenti ka një detyrim kushtetues, ai është përfaqesuesi i unitetit të kombit dhe unitet ne radhë të parë do të thote të mos lejosh kriza, ti zbusesh dhe jo ti ngacmosh, kur ka mosdakortësi të tilla me kalimin e kohës do të zgjidhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *