Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmeroi ashpërsimin e masave ligjore për të gjithë ata persona që kapen me armë pa leje.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të kuvendit, Lleshaj pohoi se kush kapet me armë pa leje do të dënohet nga 5 vite burg minimumi deri në 15 vite  ne rast se e ka rast të përsëritur.

Lleshaj e arsyetoi ashpërsimin e kodit penal për këtë veper me faktin që dënimet e mëparshme kanë qënë simbolike dhe jo në proporcion me problematiken që ato sjellin.

 

 

“Dënimet që janë dhënë ndaj personave të kapur me armë kanë qenë të pamjaftueshme, kanë qenë simbolike. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen nga armët. Për këtë Kodi parashikon që ata që kapen me armë dënimet fillojnë nga 5 vjet deri në 15 në rast përsëritje. Do bëjmë përpjekje që të rëndojmë kushtet për marrjen e armëve me leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *