E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Llava e vullkanit shkrumbon qindra shtëpi në ishullin spanjoll, mbi 5 mijë të evakuuar

Afro 100 shtëpi janë djegur plotësisht, pas shpërthimit të vullkanit në ishullin spanjoll të La Palmas.

Që prej shpërthimit pasditen e të dielës vullkani “Cumbre Vieja” vazhdon të lëshojë shtëllunga tymi e llavë, duke shkaktuar dëme të mëdha në dy fshatrat aty pranë. Të paktën 5 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga zona, ndërsa rrugët janë të bllokuara.

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret e shkaktuara nga shpërthimi, ndërsa një re e madhe hiri ka mbuluar ishullin. Gjithashtu shume fluturime janë anuluar.

Llava e zjarrte pritet të zbresë drejt zonave të banuara dhe pyjore përpara se të mbërrijë në bregdet. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez  anuloi udhëtimin e tij në Nju Jork për të vizituar ishullin.

Reklamë

Për herë të fundit vullkani  kishte shpërthyer 50 vjet më parë, ndërsa autoritetet kishin paralajmëruar riaktivizimin e tij pas aktivitetit të shtuar sizmik.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë