Subscribe

Prokuroria firmosi  5 urdherndalimet e para per vjedhjen ne aeroportin e Rinasit. Organi i akuzës ne Kruje njoftoi se u lëshuan urdherndalimet për  Arben Karafilin, drejtor operacional i kompanisë “ICTS”; Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të dy agjentë sigurie; Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare të bankës së nivelit të dytë; si dhe Vangjel Nikolla, kreu i Degës Teknike të Aeroportit. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Krujës, dyshohet se  personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambientet e brendshme të Aeroportit të Rinasit. Urdhërndalimet u ekzekutuan nga ana e forcave të policisë mbrëmjen e kësaj të premteje, ndërsa vijojnë hetimet për vjedhjen kjo pasi Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, urdhëroi nisjen e verifikimeve për drejtues dhe zyrtare te policisë, të cilit kishin si detyrë te garantonin sigurinë si brenda ashtu edhe jashtë aeroportit. Ermal Milori, shefi i komisariatit të Rinasit, do të jetë zyrtari parë i lartë që do të merret në pyetje nga organi i akuzës, pasi është përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë, pas atentateve terroriste në Stamboll. Gjithashtu, ka pasur një urdhër të shefit të komisariatit që e detyronte ruajtjen e çdo porte me punonjës policie dhe në çdo rast, dyert  duhet te hapeshin vetëm në prani të forcave të policisë me procesverbal. Por, si garantohej siguria në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinas pas sulmeve në Turqi? Rreth 65efektivë të policisë, përfshirë forcat speciale, agjentët e antiterrorit ishin të dislokuara në pjesën e jashtme dhe të brendshme të terminalit por edhe kjo prani e shtuar nuk ndikoi në parandalimin e grabitjes. Pas këqyrjes në terren, grupit i punës i ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme doli në konkluzionin se masat e sigurisë në Rinas rezultuan jo efikase dhe kjo u dëshmua gjatë grabitjes se një sasie te konsiderueshme parash në pistën e fluturimeve. Po kështu, 20 efektivë të policisë private të “ICTS” Securety dhe “Nazeri 2000” ishin të  kontraktuar nga drejtoria e Aeroportit te Rinasit për të monitoruar pistën dhe ruajtjen e karburantit te mjeteve fluturues. Përveç kësaj, një tjetër shkelje e kompanisë private ka qenë ajo e futjes së automjetit në pistën e aeroportit, pasi ata kanë hyrë në portën e gabuar, në një kohë kur porta tjetër, sipas ekspertëve ka pasur nivel më të lartë sigurie sesa ajo qe u përdor ditën e enjte, e cila shërben edhe për furnizimin me karburant të avionëve apo futjen e bagazheve të udhëtarëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *