Ajo vdiq të enjten në mëngjes në një sulm me raketa ruse në qytetin Vinnytsia në Ukrainën qendrore.
Liza Dmitrieva ishte katër vjeç, e diagnostikuar me sindromen down.
Ne disa video te shkeputura nga kamerat e sigurise ne qendren logopedike, Liza shihet në qendrën edukative duke përdorur fletë me ngjyra, duke marrë pjesë në seancën e terapisë së të folurit.
Pak minuta para orës 11, nënë e bijë largohen dhe shkojnë në sheshin qendror të qytetit ukrainas. Ata i afrohen një ndërtese ish-sovjetike. Dhe pak më pas vjen sulmi: 3 raketa hidhen në shesh dhe shpërthejnë pranë tyre.
Fotot e shkeputura nga tragjedia tregojnë foshnjën në tokë me karrocën e përmbysur.
Nëna e e saj humbi një gjymtyrë dhe u transportua menjëherë në spital.
Ajo vazhdon te kerkoje Lizën, dhe ende nuk e di që vogelushja e saj ka nderruar jete.
Dashurinë për të bijën ajo ua kishte treguar gjithmonë 99 mijë ndjekësve qe kishte në Instagram: “Shumë më thanë të mos lind, por unë ju prezantoj engjëllin tim të vogël”, ka shkruar ai.
Olena Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas, shkroi në rrjetet sociale se e kishte njohur Liza Dmitrieven.
“Ajo arriti të pikturonte me ngjyra jo vetëm veten, fustanin e festës, por edhe të gjithë fëmijët e tjerë, mua, kameramanët dhe regjisorin ”. , ka shkruar Zelenska duke publikuar videon në rrjetet e tij sociale.