E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Liverpul tregon “dhëmbët”, pret një biletë për Champions (golat)

Liverpul, Sporting Lisbone, CSKA Moske, Apoel Nikosia dhe Qarabak, janë pesë skuadrat e fundit që prenë një bilete për në fazën e grupeve të Uefa Champions League.

 

Të kuqte e Jurgen Klop dominuan dhe dhuruan spektakël në fitoren 4 me 2 në Anfilld kundër Hofenhajm, triumfi i dytë ndaj gjermaneve pasi kishin fituar edhe takimin e parë 2 me 1.

 

Reklamë

Pjesa e parë ishte fantastike për anglezet, pasi Emre Xhan shënoi një dopiete ndërsa Salah shënoi golin e tjetër, në 22 minutat e para ku shkëlqeu edhe senegalezi Sadio Mane.

 

Ndërsa për gjermanet shkurtoi diferencat Mark Uth. Në pjesën e dytë, për Liverpol shënoi golin e 4 Firminho ndërsa për miqtë shkurtoi diferencat Vanger.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë