Krychoviak, Renato Sanchez apo Chamberlain janë vetëm disa nga emrat qe ne diten e parafundit zyrtarizuan kalimet nga një skuadër ne tjetrën ne merkaton evropiane megjithatë ka ende dhe pak ore deri ne mesnatën e 31 gushtit dhe mesditën e 1 shtatorit kur mbyllet merkato ne Spanje.
Megjithatë lëvizjet me te mëdha priten ne orët ne vijim. Teksa është zyrtarizuar kalimi i Chamberlain te Liverpuli atëherë nuk ka me pengesa për lëvizjen e Kutinjos por orët ne vijim do te tregojnë nëse do te këtë edhe lëvizje te reja.
Por Klop nuk mjaftohet dhe pret Lemarin dhe Van Dijkun teksa Origi është larguar ne drejtim te Volfsburgut. Interesant është fakti se Rihad Mahrez është larguar me shpejtësi nga grumbullimi i kombëtares algjeriane për te negociuar ne orët e fundit.
Se ku do te shkoje ende nuk dihet por ne loje ka qene shume fort Roma mirëpo lëvizjet e fundit ne merkato e lidhin dhe me Arsenalin apo me Barcelonën ne rast te mos realizimit te kalimit te Kutinjos. Nga ana tjetër topçinjtë pasi refuzuan ofertën 50 milion dhe Sterling te Manchester Sitit për Aleksis Sanchez presin qe ne Londër te mbërrijë Draksler nga Paris Sen Zhermen, ne te kundër Sanchez do te duhet te qëndroje ne Emirejts.
Por jo vetëm kaq edhe skuadrat e tjera janë ne një gare te ethshme me njëra-tjetrën për ti rrëmbyer futbollistet qe janë ne treg siç e tregon rasti i Jorentes qe deri dje ishte te Chelsi ne bisedime sot është me pranë Totenhemit. Ajo qe nuk dihet është destinacioni i disa prej lojtareve dhe nëse do te jene te suksesshëm apo jo ndërsa ajo qe është e sigurt janë 400 milionë euro qe do te hynin ne qarkullim ne ditën e fundit te merkatos vetëm prej lëvizjeve te Premier Ligës si asnjëherë me pare ne historinë e merkatos evropiane.