Liverpul prek vendin e tretë në Angli

Liverpul iu kthye fitoreve ne javën e 25 te kampionatit anglez, teksa shpartalloi 3-0 Hadersfild ne fushën e këtyre te fundit. Nje fitore qe i barazon me pike te kuqte me vendin e trete Chelsea, por me këta te fundit qe kane nje ndeshje me shume per te zhvilluar.
Skuadra e Jurgen Klop e mbylli praktikisht takimin qe ne pjesën e pare teksa shënoi dy gola. Fillimisht ne minutën e 26 Emre Xhan zhbllokoi shifrat ndërsa ne minutën e pare te shtesës ne ketë pjese, braziliani Firmino dyfishoi rezultatin. Përballë nje skuadre te pafuqishme per te reaguar, Liverpul gjeti edhe njëherë tjetër rrjetën ne pjesën e dyte me Mohamed Salah qe ktheu ne gol nje penallti te mare nga Milner per nje faull ne zone nga Billing. Por surpriza e mbrëmjes erdhi nga Liberty Stadium, ku Arsenal u mund nga vendasit e Swansea City me rezultatin 3-1.
Edhe pse topçinjtë gjeten te paret rrjetën me Nacho Monrrela ne minutën e 32, ishte Klukas qe dy minuta me vone ktheu gjithçka ne baraspeshe. Uellsianet ne sulm ne pjesën e dyte, ndërsa presioni i tyre u konkretizua me dy gola. Ne minutën e 61 Jordan Eju kaloi per here te pare ne avantazh skuadrën e tij, ndërsa Klukas 4 minuta nga fundi sigloi shifrat përfundimtare 3-1. Me kete fitore Swansea i largohet zonës se ftohte te rënies nga kategoria, duke kapërcyer nga vendi i fundit ne te 17-in. Ne te kundërt skuadra e Venger i largohet gjithmonë dhe me shume zonës evropiane.




