Napoli-Nice
Napoli-Nice

Fitore e rëndësishme per Liverpul ne takimin e pare te play off te vlefshme per Uefa Champions League. Ne sfidën e transmetuar drejtpërdrejt ne platformën Tring, te kuqte e Jurgen Klop fituan me rezultatin 2-1 ne fushën e Hofenhaim, duke e bere gjithçka me te lehte per ndeshjen e kthimit ne luftën per nje bilete ne fazën e grupeve. Edhe pse vendasit e nisen mjaft mire duke humbur edhe nje penallti me Krmaric, anglezet arritën me qetësi te neutralizojnë gjithçka, duke gjetur edhe golin ne minute e 35 me 18-vjecarin Alexander Arnold ne debutimin e tij te pare ne Champions.

 

Edhe fillimi i pjesës se dyte ishte mjaft i mire per anglezet te cilet dyfishuan shifrat ne minute e 74 pas autogolit te Nordvait, i cili devijoi nje gjuajtje te Milner. Goli i nderit per Hofenhaim u shënua 3 minuta nga fundi me gjermanet qe do te kene shume te vështirë per te përmbysur shifrat ne takimin kthimit ne Anfield Roud.

 

Zhgënjim per Sportingun e Lisbonës qe nuk shkoi me shume se barazimi i bardhe pa gola ne Hoze Alvelade kundër Steauas qe ne 10 minutat e fundit mbeti me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Pintili. Fitore in extremis 0-1 per Cska e Moskës qe arriti te zhbllokonte shifrat vetëm ne minute e pare te shtesës kundër vendasve te Jong Bojs pas autogolit te Kasim.

 

Një sukses i rendesishem edhe per Apoel qe është shume pranë kalimit ne fazën e grupeve fale fitores ne Nikosia 2-0 ndaj Slavia Praga. Qipriotet gjeten dy here rrjetën qe ne 10 minutat e para me De Camargo dhe Aloneftis. Nje rezultat pozitiv arriti edhe Qarabag i Ansi Agollit qe mundi 1-0 Kopenhagen fale golit te Madatov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *