E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Liverpool i thotë “JO” ofertës së Bayern për yllin e skuadrës

Luis Diaz nuk lëshohet lehtë nga Liverpool. Klubi anglez nuk e ka në plan të heqë dorë lehtë nga sherbimet e sulmuesit kolumbian, për të cilin pagoi te Porto plot 54 milionë euro në vitin 2022.

Së fundmi, “The Reds” kanë refuzuar ofertën e parë zyrtare, e cila erdhi nga Bayern Munich. Këta të fundit ofruan plot 67.5 milionë euro për shërbimet e 28-vjeçarit, por kjo ofertë u hodh poshtë.

Tashmë mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes klubeve, teksa vlen të theksohet se në garë është edhe Barcelona.

Në sezonin që lamë pas, 28-vjeçari kolumbian bëri mjaft mirë me Liverpool. Në 50 ndeshje që mori pjesë, Luis Diaz ia doli që të shënonte 17 gola dhe të asistonte në 8 të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë