Liverpool regjistroi një fitore të thellë në javën e 11 të kampionatit anglez. Një ndeshje në fakt ndryshe nga të tjerat për kampionët në fuqi, pasi rikthimi i tifozëve në stadiume edhe pse në një masë të reduktuar ndikoi jo pak në formën e lojtarëve.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti 4-0 Wolverhamptonin  dhe vijojnë ecurinë pozitive në kampionat. Edhe pse takimi nisi me shume raste nga të dyja skuadrat që provuan disa herë portën, gjithcka u zgjidh në minutën e 24, kur Muahemd Salah zhbllokoi rezultatin falë edhe një gabime të mbrojtjes mike.

Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit shënuan edhe 3 herë të tjera. Si fillim një supergol i Wijnaldum që goditi nga jashtë zone dha la në vend portjerin vendas. Më pas ishte radha e Matip i cili realizoi bukur me kokë dhe ia bëri dhe më të lehtë fitoren Liverpolit . Megjithatë vendasit nuk u mjaftuan me kaq. Samedo në përpjekje për të larguar topin e coi atë në portën e tij duke mbyllur takimin me rezultatin final 4-0 për të kuqtë.

Pas këtij triufmi , Liverpool shkon në kotën e 24 pikëve dhe barazon Tottenhemin e vendin të parë, i cili më herët  triumfoi në derbin me Arsenal me shifrat 2-0 . Dueli u vendos nga dy golat e shënuara në pjeën e parë . Si fillim Son dhe më pas Kejn që vulosi suksesin perfundimtar te takimit . Një fitore që mban skuadrëne Murinjos në vendin e parë në klasifikim ndërsa zhyt Arsenalin dhe më shumë në vendin e 15 në renditje me vetëm 13 pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *