E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Liverpool fiton ndaj Leicester dhe merr kreun e Premier League

Liverpooli merr kreun e Premier Leagues teksa mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Leicesterin. Një fitore e rëndësishme kjo për teknikon Klop që vjen në momentin kur skuadrës i mungojnë 6 futbollistë nga demtimet apo Covid-19.

Sa i përket ndeshjes, nuk pati shumë histori. Kampionët në fuqi dominuan lojën për 90 minuta duke mos i dhënë asnjë shans miqve. Në minutën e 21, Evans realizoi një autogol në portën e tij pas një devijimi të pafat për larguar topin.

Më vonë Zhota shënoi dhë golin e dytë dhe mbylli pjesën e parë me avatazhin e dyfishte për skuadrën e tij. Në fraksionin e dytë të lojës , të kuqtë u shfaqën sërish më kërkues në fushë dhe e kishin më të lehtë të menaxhonin lojën. Ndërsa për golin e sigurisë mendoi Firmino që qoditi bukur topin me kokë dhe merr 3 pikë me rëndësi për skuadrën.

Pas këtij triumfi, Liverpool e sheh veten në vendin e parë me koutë të barabratë pikësh me Tottenhem ndersa regjistron një tjetr rekord pozitiv, ndeshjen e  64-t radhazi në kampionat që e mbyllin  pa pësuar humbje në shtëpi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë