Një tjetër puntatë plot emocione e surpriza pritet sonte, në natën e katërt të spektaklit të të gjithë familjes, “Albania’s Got Talet” vetëm në ekranin e televizionit kombëtar “Vizion Plus”.
Pas suksesit të tre netëve të para, ky program premton të tjera befasi si dhe zbulime talentesh të paekspozuara më parë në ekranet shqiptare.
Sërish do të jenë katër anëtarët e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo që do të duhet të përzgjedhin mes më të talentuarve për të vijuar rrugëtimin drejt netëve gjysmëfinale.
Zgjedhje të vështira që do të vendosin jurinë përballë dilemash të mëdha.
Edhe talentet e kësaj mbrëmje do të luftojnë për të rrëmbyer katër po-të e jurisë. Por a do të mundet ndonjëri prej tyre të marrë “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes?
Ky produksion i “Vizion Plus”, nën moderimin e Isli Islamit, premton një tjetër të hënë magjike. Ndaj për të mos humbur talentet e radhës, por dhe shumë surpriza, “Albania’s Got Tatent”, ju lë takim sot në orën 21.05. /vizionplus.tv/





