Seanca plenare e radhës në Parlament po zhvillohet këtë të mërkurë (30 janar), pas një shtyrjeje disa orëshe për shkak të ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti fjalën hapëse, duke shprehur ngushëllime për klerikët dhe besimtarët e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për këtë humbje të madhe.
Ajo vlerësoi figurën e Kryepeshkopit të ndjerë, duke theksuar se ai “lindi në Greqi dhe vdiq në Shqipëri, në vendin ku do të prehet përgjithmonë”.
Në shenjë respekti, seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të Kryepeshkopit Janullatos.





