Subscribe

Erjon Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri në derë të shtëpisë paraditen e sotme.

 

Ngjarja ndodhi në orën 11:00, në lagjen “16 prilli”, 100 metra larg banesës së Javorit.

 

Sipas policisë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

 

Janë ngirtur pika kontrolli nga policia e Fierit dhe ajo e Vlorës përgjatë aksit Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar.

 

Ende nuk dihet se cili është motivi që ka sjellë vrasjen e 41-vjeçarit, për të cilin nga banorët e lagjes thonë se ishte një djalë i qetë dhe jo problematik.

12:15- FOTO/ Vrau 41-vjeçarin nga Fieri në derë të shtëpisë, kjo është makina me të cilën u arratis autori

 

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e makinës me të cilën është larguar autori i dyshuar i vrasjes së Elton Javorit.

 

 

41-vjeçari nga Fieri u ekzekutua ditën e sotme, rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”.

 

Javori u qëllua me dy plumba në bark 100 metra larg shtëpisë.

 

Plagët rezultuan fatale për 41-vjeçarin, i cili edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetone.

 

Policia tha se ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli në Fier dhe në Vlorë për të bërë të mundur arrestimin e tij.

 

Motivi i ngjarjes është ende i paqartë për hetuesit.

 

12:07- Vrasja e 41-vjeçarit nga Fieri në derë të shtëpisë, flasin banorët: Ishte i mrekullueshëm, Zoti e di nga erdhi kjo

 

Elton Javori, 41 vjeç u ekzekutua me armë zjarri paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” në Fier.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra larg shtëpisë së viktimës.

 

Policia thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

 

Sakaq një banor i zonës shprehet i shokuar nga ngjarja dhe thotë se viktima ishte një djalë i qetë dhe jo problematik.

 

“E njoh. Djali ka qenë i mrekullueshëm, i mirë, i edukuar, i sjellshëm, familja e mrekullueshme nga erdhi kjo, Zoti e di. Nuk dëgjuam krisma. Sa dola nga shtëpia, hyra në kafe e mora vesh. Djali ka babanë, nënën, vëllezërit i ka në Gjermani. Ishte shumë djalë i shoqërueshëm”, thotë ai. 

 

 

Edhe Policia e Vlorës ka ngritur pika kontrolli në disa  akse  rrugore të qytetit të Vlorës, përgjatë autostradës Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar për të bërë të mundur ndalimin e autorit

 

11:28- Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Fier, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

 

Elton Javori është 41 vjeçari i cili është ekzekutuar ditën e sotme në qytetin e Fierit.

 

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në lagjen “16 prilli”.

 

Blutë kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Për kapjen e ekzekutorit janë ngitur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

 

“Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

 

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

 

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

 

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit“, njofton policia.

 

Ndërkohë gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa bën me dije se në disa  akse  rrugore të qytetit të Vlorës, përgjatë autostradës Fier-Vlorë si dhe në hyrje të qytetit bregdetar janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

 

11:17-  Të shtëna me armë në Fier, vritet 41-vjeçari

 

Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen “16 prilli”, në qytetin e Fierit. Viktima i identifikuar si Elton Javori.

 

Ai u qëllua disa herë më armë nga një person i identifikuar dhe i shpallur tashmë në kërkim nga policia.

 

Efektivët kanë ngritur disa  pika kontrolli në çdo aks rrugor për te mundësuar prangosjen e autorit.

 

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *