Subscribe

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e makinës me të cilën është larguar autori i dyshuar i vrasjes së Elton Javorit.

 

41-vjeçari nga Fieri u ekzekutua ditën e sotme, rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”.

Javori u qëllua me dy plumba në bark 100 metra larg shtëpisë.

 

Lexo edhe: Vrasja e 41-vjeçarit nga Fieri në derë të shtëpisë, flasin banorët: Ishte i mrekullueshëm, Zoti e di nga erdhi kjo

 

Plagët rezultuan fatale për 41-vjeçarin, i cili edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi të mbijetone.

 

Policia tha se ka identifikuar autorin dhe ka ngritur pika kontrolli në Fier dhe në Vlorë për të bërë të mundur arrestimin e tij.

 

Motivi i ngjarjes është ende i paqartë për hetuesit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *