Shtetet e Bashkuara i ka dërguar një letër shefit të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, duke thënë se kanë “informacion të besueshëm” se forcat ruse kanë përpiluar një listë të qytetarëve ukrainas që do të vriten ose do të dërgohen në kampe paraburgimi pas një pushtimi rus.

 

Objektivat e mundshëm do të ishin njerëzit që kundërshtojnë veprimet ruse, duke përfshirë disidentët nga Rusia dhe Bjellorusia që jetojnë në Ukrainë, gazetarë, aktivistë kundër korrupsionit dhe anëtarë të pakicave etnike, fetare dhe komunitetit LGBTQ.

 

Mirëpo, këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Në një bisedë telefonike me gazetarët, Dmitry Peskov mohoi pretendimet e SHBA se Moska ka një listë me personat që do të ekzekutojë apo burgosë në rast të invazionit ushtarak në Ukrainë.

 

“A e kuptoni se kjo është një gënjeshtër absolute? Është trillim absolut. Nuk ekziston një listë e tillë. Është e rreme”, tha Peskov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *