E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Listat e PD, Rama: Janë bashkuar të gjithë humbësit

Gjatë një vizite në një familje në Vorë, kryeministri Rama ka komentuar me ironi listat e deputetëve Partisë Demokratike. Sipas tij, në Tiranë janë bashkuar të gjithë humbësit e kësaj force.

 

“Janë bashkuar gjithë humbësit në Tiranë. Kjo është Republika e Re e humbësve: Kosova humbës, ky Besnik Fuçia humbës, Bardhi humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, gjithë humbësit bashkë. Kjo është PD-ja, republika e re. Republika e re e humbësve.”

 

Rama e vijoi ironinë edhe me largimin e Kreshnik Spahiut nga politika.

 

“Kreshniku dha dorëheqjen nga politika dhe është një moment zie, me thënë të drejtën edhe Kreshniku s’ka faj”.

 

Kreu i qeverisë nënvizoi se Partia Socialiste duhet të ketë timonin edhe për 4 vjet të tjera, por e vetme dhe jo me aletë.

 

“Kryesorja është të kesh timonin pa ulur të tjerë në prehër, timonin duhet ta ketë Partia Socialiste përndryshe është shumë e vështirë. Imagjino tani, hajde tani të ulen në prehrin tat edhe t’i jap makinës, edhe pa rrip sigurie”.

 

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154788656191523/

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video