Policia e Himarës liron hapësiren publike në vijën bregdetare te Gjipe-s, ne Himarë.

 

130 çadra dhe shezlongë jane sekuestruar nga efektivet ndersa jane proceduar penalisht administratorët e 4 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

 

Shtetasit me iniciale M. Sh., 58 vjeçe, B. Sh., 49 vjeç, A. Z., 64 vjeç, banues të tre në Himarë dhe G. S., 50 vjeç, banues në Tiranë jane proceduar penalisht për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

 

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 130 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Gjipesë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *