E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 53 minuta më parë
Vendi

Lirohet nga detyra Prefekti i Qarkut Kukës, kush e zëvendëson

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha vendosi këtë të mërkurë lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Kukës, Agron Geca.

Në vend të këtij të fundit, është emëruar Dritan Baji. Vendim ky që ka hyrë në fuqi dhe është botuar në “Fletoren Zyrtare”.

VE N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT  TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të   ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

Reklamë

V E N D O S I:

  1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Vazhdo të lexosh

Reklamë