E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lirohet nga detyra drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kush e zëvendëson

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi është liruar sot nga detyra.

 

Ndërkohë Arta Dollani emërohet drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

 

Reklamë

Vendim për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të agjencisë kombëtare të mjedisit

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave.

 

V E N D O S I:

Z. Edison Konomi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Arta Dollani emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë