Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, Genti Gazheli.

 

Lirimi nga detyra i ambasadorit është bërë me propozim të kryeministrit Rama ndërsa dekreti I presidentit ka hyrë në fuqi menjëherë.

 

“Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.”

 

Në vend të Gazhelit është dekretuar si ambasador I Jashtëzakonshëm në Turqi, Kastriot Robo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *