E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lirohet kreu i FRPD në Shkodër

Kreu i FRPD, Arvit Bushati, është lënë i lirë mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi u shoqërua në polici, pas protestës në Shkodër.

 

Bushati u ndalua sot pas përplasjes së protestuesve me policinë, të cilët ishin mbledhur tek godina e bibliotekës, ndërsa brenda po zhvillohej mbledhja e konstituimit të Këshillit bashkiak të Shkodrës.

 

Ndërkohë mbështetës të PD-së kanë qenë dhe gjatë mbrëmjes para policisë ku protestonin për lirimin e Bushatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë