Subscribe

Droga e gjetur brenda repartit ushtarak të Zall Herrit ka shkaktuar një furtunë brenda radhëve të ushtrisë ku shtabi i përgjithshëm ka marrë masa për 14 ushtarakë të disa sektorëve të ndryshëm. Ndëshkimit nuk i kanë shpëtuar drejtuesit, pasi 5 prej tyre janë shefa ushtarakë.

 

Pas mbledhjes së Shtabit të Përgjithshëm u vendos shkarkimi i 4 ushtarakëve të këtij reparti, konkretisht specialisti për sigurinë, ai i infrastrukturës, zv.komandanti i togës si dhe magazinieri.

 

Ndërkohë u propozua për lirimin nga detyra edhe i 10 punonjësve të tjerë, 6 nga Forcat Ushtarake dhe 4 të Policisë ushtarake.

 

 

Në mesin e tyre janë komandantë të repartit dhe të policisë, shefi i shtabit të repartit, agjentë të krimeve, specialistë dhe inspektorë.

 

Më herët Gjykata e Tiranës la në burg të akuzuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të 125 rrënjëve kanabis në repart, shefin e sigurisë së repartit, Gramoz Mullai dhe dy specialistët Rustem Koçi dhe Gentian Zhuda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *