E shtunë, 21 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:00 Në vijim ora 04:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Liria ka emër!”, Rama tjetër reagim pas protestës pro UÇK në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim në Facebook, pas mbylljes së protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në sheshin “Skënderbej”.

Në postimin e tij Rama ka publikaur foto nga protesta, ku siç shihet mijëra qytetarë ishin të pranishëm në shesh, ndërsa dominojnë simbolet kombëtare dhe ato të UÇK.

Ndërsa e shoqëron postimin me shkrimin “Liria ka emër!”.


Kujtojmë që kjo ishte protesta e tretë me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u mblodhën rreth 10 mijë shqiptarë në afërsi të Gjykatës Speciale.

Në Hagë, që prej 3 prillit 2023, po zhvillohet procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët i kanë mohuar të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë