1.5 milionë rasatë të rinj korani u hodhën në ujrat e liqenit të Pogradecit për këtë vit.

 

Një sasi rekord  e cila shënon rritje nga viti në vit, kjo edhe falë përkushtimin që i bëhet punës për rritjen e tyre në Ekonominë e Peshkut në fshatin Lin. Pjesë e proçesit të hedhjes së rasatit ishte Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledi Çuçi, kryetari i bashkisë Pogradec  z. Ilir Xhakolli si edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut znj.  Ana Verushi.

 

Ata ndoqën nga afër të gjithë hapat e rritjes së rasatit në Ekonominë e Peshkut, deri në hedhjen e tij në liqen. Në fjalën e tij ndër të tjera z. Çuçi tha se për nga sasia e rasatit të hedhur jemi shumë më lart se fqinjët tanë maqedonas.

 

Krahas rritjes së mëtejshme të masave për mbrojtjen e peshkut Koran, do të bëhet e mundur edhe ndërtimi i disa moleve përgjatë vijës liqenore. Ndërsa kryetari i bashkisë z. Ilir Xhakolli u shpreh se duke filluar që nga viti i ardhshëm, dita e hedhjes së rasatit do të jetë një festë disa ditore në fshatin Lin, që do të emërtohet edhe si ‘Festa e Koranit’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *