Subscribe

Një lidhje e paautorizuar interneti është zbuluar në zyrat e Drejtorisë së Forcave Operacionale e cila dyshohet se është përdorur nga agjentët e kësaj agjencie për dekonspirime apo për vjedhje të dhënash sekrete.

 

Skandali ka bërë që që Agjensia e Mbikqyrjes Policore të kallëzojë në Prokurorinë e Tiranës Forcën e Posaçme Operacionale. Denoncimi është bërë një muaj më parë, ndërkohë që hetimet kanë nisur për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe përdorimit të paautorizuar kompjuterik.

 

Burimet bënë të ditur se ka dyshime të forta se kjo linjë interneti e padeklaruar tek specialistët e IT është përdorur me qëllim për të mos lënë gjurmë nga përdoruesit. Një tjetër dyshim është se linja mund të jetë shfrytëzuar për transferim të dhënash apo për sabotime kompjuterike në sistemet e brendshme të policisë.

 

Sipas hetimeve paraprake besohet se ky sistem është instaluar një vit më parë.

 

Ky është skandali i radhës brenda strukturës së Forcave Operacionale, pas arrestimit të ish-kreut të saj Oltian Bistri. Ky i fundit u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçmes pasi sipas SPAK, bazuar në përgjime, është zbuluar se Bistri i jepte informacion biznesmenit të arrestuar  Pëllumb Gjoka në lidhje me operacionet policore.

 

Bistri dhe Gjoka u vunë në pranga në kuadër të dosjes Metamorfoza gjatë të cilit u arrestua edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe disa anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër.

 

Në dosje janë zbardhur edhe disa vrasje për të cilat të arrestuarit kishin bashkëpunuar me njëri tjetrin për ekzekutimin e rivalëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *