E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lindita Nikolla takon ambasadorin Soreca/ Do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Soreca uroi Nikollën për detyrën e lartë dhe shprehu vullnetin e Delegacionit të BE-së në Tiranë për të vazhduar e zgjeruar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, i siguroi Sorecës vullnetin e saj për të thelluar bashkëpunimin me Delegacionin e Bashkimit Europian.

“Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi europian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re. Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend.”, nënvizoi Lindita Nikolla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë