Një 22-vjeçare nga Korça ka humbur jetën në spitalin Covid 2 në kryeqytet.

Burimet të siguruara nga Vizion Plus thanë se Sidorela Koça tre javë më parë ështe paraqitur në Senatoriumin e Korçës në gjendje të rënduar shëndetësore.

22 vjeçaria shtatëzënë nisur nga kjo gjendje është dërguar në urgjencë drejt spitalit Shefqet Ndroqi e cila edhe duke qënë e intubuar e ka lindur fëmijën me operacion.

Gjendja e saj sipas të njëjtit burim ka ardhur duke u rënduar deri ditën e sotëme ku edhe ka gjetur vdekjen pas tri javësh duke qënë e intubuar.

Ky është rasti i tretë ku gjejnë vdekjen tri femra pothuajse të së njëjtës moshë në Qarkun e Korçës.

Dy prej secilave kanë gjetur vdekjen pasi kanë lindur në operacion fëmijët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *