Subscribe

Urimin kryeministror me rastin e 8 marsit, festes se grave, nuk e dha Rama, por bashkëshortja e tij Linda. Ajo mblodhi në një ceremoni të veçantë në Pallatin e Brigadave, dhjetëra gra e nena, para te cilave foli per vëmendjen e shoqërisë qe duhet te jete me e madhe jo vetëm kur femrat vriten e dhunohen.

 

Por Linda Rama vlerësoi edhe nxitjen e bashkëshortit për rolin e femrës në qeverisje. Bashkëshortja e kryeministrit ndau me te ftuarat edhe urimin qe kishte marre ne mëngjes nga djali i saj, Zaho.

 

Në ditën ndërkombëtare të gruas, kryeministri Rama, vendosi të fliste pak, pasi siç tha, nuk dëshironte t’i merre asnjë minute kohe bashkëshortes. Rama tha se sa më shumë vend dhe hapësira të gjejnë gratë dhe vajzat në shoqëri e famiLje, më mirë do të jetë për të gjithë, edhe për burrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *