Subscribe

“Lili është jeta ime”, ky ka qenë dedikimi dashurisë që shkrimtari i njohur Fatos Kongoli bëri nga studio e “Quo Vadis” për bashkëshorten e tij.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se çfarë i ka dhuruar ai bashkëshortes së tij, Kogoli tha se ai i detyrohet gjithçka Lilit, duke krijuar emocione të forta në studio.

Me batutë Kongoli theksoi se kur burrë e gura janë të rinj janë si qeni me macen, kur plaken bëhen mish e thua.

Pjesë nga biseda:

Fatos Kongoli: Lili është jeta ime. Pa Lilin jeta ime nuk do të kishte asnjë kuptim. Unë i kushtoj gjithçka asaj. Pa Lilin unë nuk do të kisha shkruar Libra. Nuk ka qenie më egosite se sa një shkrimtar, në kuptimin se është i dhënë në sëmundjen e tij, pasi të shkruarit është një sëmundje, kapricozë. Është shumë e vështirë të jetosh me një shkrimtar kapricoz, ndaj i detyrohem shumë.

Pranvera Borakaj: Kam lexuar një intervistë dikur, ku një gazetar ju pyeste se çfarë i keni dhuruar Lilit, që ajo ju ka dhënë gjithçka, dhe ka qenë një mbështetje kaq e madhe për ju për një shkrimtar me vese dhe kapricoz. Por edhe sikur mos kishit bërë asgjë, mjaftojnë deklaratat që bëni sot për të shpërblyer gjithë sakrificën e Lilit ndër vite.

Fatos Kongoli: Po kjo është e vërtetë, kështu është. Ne e themi me shaka me njëri-tjetrin, kur takojmë miq që na shohin bashkë, në periudhën e rinisë së vet është ajo shprehja burrë e grua mishe e thua. Sipas meje burrë e grua janë si qeni me macen në rini, mish e thua bëhen në pleqëri.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *