Subscribe

Pronari i firmës “Arbri Garden”, të cilit një vit më parë iu sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e krimeve të rënda komunikoi masen këtë të shtunë, vetëm dy ditë pasi Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania.

 

Ai mbërriti përpara togave të zeza, në masa të larta sigurie, ku edhe mohoi lidhjet e tij me drogën në kontenierë. Mësohet se avokati i Çekajt ka kërkuar revokimin e masës duke e konsideruar të padrejtë mbajtjen e tij ne qeli.

 

Sasia e lëndës narkotike u kap më 27 shkurt 2018 në Maminas në kontenierët e bananeve të Arbri Garden, kompani në pronësi të 39 vjecarit. Menjëherë pas këtij operacioni, Çekaj u arratis drejt Gjermanisë ku edhe u arrestua në mars të vitit 2018. Atij iu refuzua kerkesa per azil dhe autoritetet vendosen ekstradimin e tij ne Shqiperi.

 

Për trafikun e 613 kilogramëve kokainë janë në burg shoferi i kamionit si dhe menaxheri i firmës. Deri më tani, prokuroria ka dështuar të gjejë se kush ishin porositësit e superngarkeses me vlerë dhjetera milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *