Subscribe

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lërë në fuqi masat e arrestit, të dhëna në mungesë për 9 personat e marrë si të pandehur për inceneratorin e Fierit.

 

7 prej të prangosurve do të presin hetimin e metejshëm në masën “Arrest në burg”, përfshirë ketu edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa 2 të tjerët në masen “arrest shtepie”.

 

Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit. Hetimi që ka filluar dy vite me parë, hodhi dritë mbi Shoqërinë “Integrated Technology Uaste Treatment” në Fier, e cila ka përfituar në mënyrë të paligjshme koncesionoin, duke i dhënë si ryshfet mbi 146 milionë lekë, ish-ministrit Lefter Koka.

 

Skema që është përdorur është e njejtë me atë të Elbasanit, kompani të ndryshme kanë lëshuar fatura fiktive për punime që në fakt nuk janë kryer.

 

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, SPAK ka sekuestruar edhe disa prona me vlerë disa milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *