Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg pa afat Ervis Bakallin dhe Dorian Kalon, të akuzuar për prodhim armësh dhe municionesh luftarake.

 

30 vjeçari Bakalli dhe 45 vjeçari, Kalo kishin përshtatur një shtëpi dy katëshe në Mëzez për të prodhuar dhe modifikuar armë me silenciatorë dhe municione.

 

Sipas policisë këto armë janë përdorur nga persona me të shkuar të errët kriminale.

 

Policia thekson se aksesorët për modifikimin e armëve dhe silenciatorëve kanë ardhur në rrugë ilegale, nga jashtë vendit.

 

Ndërkohë po punohet për të zbardhur të gjitha pistat dhe personat e përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *