Gjykata ka lënë në burg shtetasit Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro të akuzuar si pjese e grupit të strukturuar kriminal  në trafikimin e drogërave të rënda në Shqipëri dhe Europë.

Shkalla e parë në Vlorë vendosi për të dy të akuzuarit ” Burg me afat 40 ditë”, deri në mbërritje të të gjithë  fashikujve të hetimit nga autoritetet italiane.

Jaupaj dhe Llambro u arrestuan dje në Vlorë pas një aksioni ndërkombëtar antidroge te quajtur “Los Blancos” të shtrire në shumë shtete, ku u godit një organizate e madhe e krimit në fushën e trafikut të kokainës.

Hetimet kishin nisur 5 vite me parë nga Prokuroria e Firencës dhe janë finalizuar  një ditë më parë me arrestimin e 10 shqiptarëve nga të cilët 5 në Shqipëri e të tjerët në shumë vende të Europës e deri në Dubai ku u kap edhe Eldi Dizdari.

Miliona euro iu sekuestruan grupit e po ashtu edhe tonelata me kokaine.

Grupi dyshohet se bazën e kishte në Ekuador ndërsa aktiviteti kryesor shtrihej në Itali dhe Holandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *