Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE: Duhet bërë...

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat e sigurisë...

Rama publikon pamjet e stadiumit ku do të mbahet...

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Turizmi u godit pa...

SHBA ultimatum Iranit: Ndalni sulmet në Hormuz ose do...

Rusia godet Kievin me raketa, plagosen gjashtë persona

Policia plan masash për koncertin në Tiranë, rruga dytësore...

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

Ligji për Teatrin, Presidenca u përgjigjet kritikëve

28 Korrik 11:39

Presidenca reagon pas sulmeve që erdhën me kthimin në kuvend nga presidenti të ligjit për Teatrin Kombëtar. Kreu i shtetit Meta refuzoi hyrjen në fuqi të ligjit që i hap rrugë Teatrit, duke ia rikthyer edhe njëherë Parlamentit për rishqyrtim.

 

Në argumentet e tij ligjore, Presidenti ka listuar 8 shkelje ligjore, për të cilat në kushte normale ka theksuar se do të kërkonte që të shprehej Gjykata Kushtetuese.

 

Ndërkohë në reagimin e zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaohen të gjitha arsyet e kthimit të ligjit në Kuvend, dhe ju është përgjigjur të gjithë kritikëve përpërfshi këtu kryetarin e bashkisë së Tiranës  Erion Veliaj.

 

“Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara.

 

Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi.

 

Dekreti i Presidentit të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentacionin zyrtar bashkëshoqërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

 

Presidenti i Republikës është i bindur se, nëse të gjithë do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial.

 

Me këtë rast Presidenti i Republikës fton të gjithë të interesuarit për zgjidhje të lexojnë me vëmendje në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës:http://president.al/njoftim-per-media/ dekretin, arsyet e kthimi për rishqyrtim në Kuvend të këtij ligji. “

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
ligji meta Presidenca Teatri

Nga e njëjta kategori

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE: Duhet bërë më shumë për dialogun politik

më shumë...

U përfshinë në konflikte në Kombinat dhe Kamëz, në pranga 3 persona

më shumë...

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat e sigurisë për tre autoret

më shumë...

Aksident në Mirditë, plagosen gjashtë kushërinjtë e mitur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:28

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE:...

11:27

U përfshinë në konflikte në Kombinat dhe...

11:18

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat...

11:06

Aksident në Mirditë, plagosen gjashtë kushërinjtë e...

10:54

Rama publikon pamjet e stadiumit ku do...

10:35

Makina del nga rruga në Fier, plagoset...

10:28

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Turizmi u...

10:13

Operacioni “Last Bet”/ Goditen 3 raste të...

9:53

Fluks në Portin e Vlorës, mbërrijnë rreth...

9:34

SHBA ultimatum Iranit: Ndalni sulmet në Hormuz...

9:19

Rusia godet Kievin me raketa, plagosen gjashtë...

8:33

Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8:25

Policia plan masash për koncertin në Tiranë,...

8:15

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

11:08

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon...

10:38

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.