E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 5 sekonda më parë
Video · Politikë

Ligji për “Teatrin e Ri” kalon në 20 shtator

Javën e ardhshme mazhoranca do te votoje ne Parlament për te dytën here ligjin për ndërtimin e teatrit te ri kombëtar. Dekreti presidencial fillimisht do te kaloje ne komisionin për veprimtaritë prodhuese dhe kryetari i tij Eduard Shalsi ka sqaruar se vetëm një vërejtje do te pranohet.

 

Eduard Shalsi: Por vullneti i mazhorancës për te hapur gare për teatrin, nuk ndryshon asgjë ne qëndrimin e opozitës e cila qëndron kundër prishjes se tij dhe kundër ndërtimit te kullave.

 

Reklamë

Albana Vokshi: Partia Demokratike denoncon gjithë cirkun e Edi Ramës. Denoncon gjithë talljen që Edi Rama po bën me qytetarët për gjoja amendimin e një ligji për të hapur një garë për t’ia dhënë përsëri kompanisë me të cilën ka bërë pazarin, me kompaninë “Fusha”.

 

Mazhoranca i ka votat për te miratuar ligjin ashtu si dhe 2 muaj me pare dhe presidenti nuk ka asnjë te drejte te shprehet me për këtë çështje, por beteja e opozitës nuk do te mbyllet ne parlament.

 

Juristet e PD tashme e kane bere gati ankimin dhe ne momentin qe gjykata kushtetuese do te plotësohet do ti drejtohen për te goditur këtë nisem.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë