Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Ligji i ri për pensionet/ Beqaj: Shlyhet debiti 650 mijë dollarësh për ish-minatorët

23 Dhjetor 21:20

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka komentuar miratimin në Kuvend të ndryshimeve të ligjit për pensionin në kooperativë dhe falja e detyrimeve ndaj institutit të sigurimeve shoqërore të ish-minatorëve.

 

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Beqaj tha se shumë njerëz që punonin në koopertivat bujqësore endeshin nëpër gjykata për të përfituar pension pleqërie, pasi në vitet ’90 një pjesë e dokumentacioneve ishin shkatërruar.

 

“Ne kemi miratuar edhe disa ndryshime në kodin penal që përmbyllin marrëveshjen e 5 qershorit. Me çfarë ndodhi në Presidence dhe Kuvend, kemi përmbyllje të detyrimeve politike të këtij viti. Kemi ende njerëz që kur plotësojnë moshën për të dalë në pension dhe iu duhen vitet e nevojshme për pension të plotë pleqërie, kanë vite pune që kanë punuar në koopertivat bujqësore. Në vitet ’90, një pjese e dokumentacioneve të vjetërsisë së punës ishin asgjesuar, plaçkitur ose djegur. Duke bërë që njerëzit të sorollateshin në gjykatë. Shpenzonin 400 mijë lekë të vjetra secili për çdo gjyq.”

 

Nga ana tjetër, sot Parlamenti vendosi t’u falë ish-minatorëve detyrimet ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të cilët kanë marrë pagesë nga shteti në një kohë që kanë qenë të punësuar .

 

Deputeti tha se me miratimin e ligjit të ri, ish-minatorët nuk kanë detyrime për të shlyer.

 

“Ky detyrim ka lindur nga zbatimi në praktikë i një ligji të vititi 2000, për një trajtim financiar të punonjësve të nëntokës. Ky ligj u përpoq t’u jepte një mbështetje financiare, në kushtet kur në vitet ‘90 filloi edhe u shua gradualisht në vitin 2000. Në atë kohë, ky ligj pati dy të meta: nuk sanksionoi që ky përfitim financiar mujor të mund të indeksohej vit pas viti sipas shtrenjtimit të kostove të diapezës.  Kjo periudhë që merrnin këtë përfitim njerëzit, nuk ishte periudhë vjetërsie për efekt pensioni.  Në 2002, 2003, 2004, ishin para faktit që merrnin 50 mijë lekë të vjetra pune dhe nuk fitonin vjetërsi në punë. Disa prej tyre filluan të punonin. Më vonë, kur u krijuan bazat e të dhënave, këta njerëz rezultoi se kishin marrë përfitim, por edhe kishin punuar dhe atë shumë të padrejtë duhet ta kthenin.  Në 2014, ne kemi miratuar një ligj për pensionet e parakohshme të minatorëve. Nga viti 2014 e deri tani, këtë çështje e kemi zgjidhur. Ata kanë ende një debit për rreth 650 mijë dollarësh. Por, me miratimin e këtij ligji, këtë barrë nuk duhet ta paguajnë më, do vazhdojnë të marrin atë pension që kanë marrë deri më sot.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Ilir Beqaj Minatorët Pensionet

Nga e njëjta kategori

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como surprizon

më shumë...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë që drejtësia të bojkotohet vetëm për pagat

më shumë...

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim nuk cenohet! Boçi: Ndarja e bashkive, për llogari të PS

më shumë...

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja sa kushton kërkesa e gjyqtarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.